OPINION/ Çfarë i bënë tifozët e Milanit "Dollarrumas"?
Më mirë do të ishte të largohej që milanistëve tu vinin mendtë për ofendimet që bënë. Refuzoi Realin e Madridit me Super Kupën e Spanjës dhe Europës para si dhe Kupën e botës për klube. Refuzoi kampionin e Botës dhe Europës dhe milionat e tyre për të qëndruar me Milanin.

Milan padyshim është klubi më i madh Italianm ne historinë më të pasur por, me "tifozët" më të dobët në Europë. Një lojtar i cili tregonte grindën që e karakterizonte deri në minutën e fundit, një lojtarë që qau, festoi dhe u emocionua me të gjithë tifozët, në fund çfarë?

Rayola del e flet se ai nuk do të rinovojë dhe tifozët e Milanit sulen nga të katërta anët për ta sharë dhe ofenduar. Në fakt jemi mësuar pasi dhe Maldini doli i keq në ndeshjen e fundit ku u tërhoq me "noçkat" e tifozëve. Donnarumma refuzoi 12 milionë euro nga PSG dhe 5.5 nga Real Madrid dhe përsëri pranoi ofertën e Milanit. Një portier që ka premisat të bëhët një nga më të mirët në historinë e futbollit, refuzon ekipet që i siguronin rekordet e Ligës së Kampionëve për Milanin.

Përsëri kritikohet se ishte i detyruar të rinovonte? Milani ka më shumë nevojë për të sesa ai për Milanin. Ai është një talent dhe jo një robot dhe sikur të mos luajë për një sezon ai nuk do të humbiste as reflekse as grindën por, Milan do të humbte ato penalltitë e pritura dhe ato pritjet e minutave të fundit që ngritën në ajër tifozët e Milanit për javë me rradhë.

Mos harroni dhe Ronaldo e la Manchesterin kur ishte lojtari me qindra herë më i madh se Donnarumma por, a e ofenduan ato? Tifozët e Manchester United nuk kanë pasur kurrë lluksin e Milanistëve me lojtarë legjendar gjatë gjithë historisë, por më të mirin e historisë që e patën u iku dhe sot e kësaj dite ata e falenderojnë për çka u dha.

Shpesh futbollin do duhet ta shikojmë në të mirën e të gjithave palëve. Nuk mund ti thuash dot kundërshtarin në finale pse më munde dhe as lojtarit tëndë pse më ikë. Pjesa e klauzolës tregoi shumë mirë se Donnarumma mendoi për karrierën e tij dhe jo për paratë. Nëse Mialan nuk kaulifikohet në Ligën e Kampionëve ai largohet për 50 milionë euro dhe nesë po për 100. Eshtë vetëm 18-vjeç dhe sigurisht që talentit që ai zotëron, i përkasin vendime të mëdha dhe të rëndësishme./Dritan Ceveli/




Shtuar më 04/07/2017, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori