Osijeku i Grezdes fiton ndaj kampionëve në fuqi, dhe kap zonën europiane
Pëlqej
Eros Grezda me Osijekun e tij arriti një fitore të rëndësishme dhe me plot vlera, në javën e 22-të të kampionatit kroat.

Sfida direkte për një vend që të d%rgon në Europë, u fitua nga Osijeku, i cili mposhti me shifrat 2-1 kampionët në fuqi të Kroacisë.

Grezda u aktivizua si titullar për 90 minuta, ndërsa gjithçka u bë më e lehtë për vendasit, që në minutën e 6-të, kur Zuparicc la Rijekën me 10 lojtarë.

Golat për Osijekun i shënoi Grgic (49') dhe Hajradinovic në (56').

Ndërsa golin e vetëm për Rijekën e shënoi Pavicic në minutën e 87'-të të sfidës. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2018, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori