Osmani kapet me Sinematin: Kërko falje për ato që ke thënë
Pëlqej
Në emision Procesi Sportiv, futbollisti i Skënderbeut, Tefik Osmani, është përplasur edhe me gazetarin Gëzim Sinemati, të cilit i tha se duhet të kërkojë falje për ato që ka thënë.

Osmani: Emisionin duhet ta rrinim me Kupën e Shqipërisë, sepse po rrini qetë. Duhet të flasë Gëzimi, të kërkojë falje për atë që ka thënë.

Sinemati: Osmani më tha edhe para emisionit. Siç kisha shkruar unë që Skënderbeu puthet me Vlorën, e pe se çfarë i bëmë. Unë e ndjej veten gabim sepse nuk e gjeta ndeshjen, mund të jetë edhe ndonjë pazar i prishur. Por, dua të them këtë, është dënuar me gjithë këto vite, si nuk doli dikush të kërkojë falje publike për Skënderbeun. Keni hapur një opinion se Partizani nuk ju do, se ju ka spiunuar në UEFA, ka gazetarë që nuk ju duan se jeni zbukuruar shumë. Pse i gënjeni njerëzit kështu? Nuk thoni një fjalë kundër Dukës. Pse thua që nuk ju duan në Shqipëri?

Osmani: A e the ti i pari që kemi bërë marrëveshje me Vlorën?

Sinemati: Kupa është vendi më i përshtatshëm për të bërë marrëveshje, dhe këto marrëveshje kanë qenë nëpër këmbë.

Osmani: Për ne flitet çdo ndeshje lart e poshtë.

Sinemati: Ju jeni vlerësuar sa herë keni bërë paraqitje të mira. Tek Procesi jeni kritikuar kur keni qenë me “vese”. Kur keni tradhtuar moralin e lojës. Të thashë, kur morën 4 gola në Kukës, i pashë duke mbjellur pemë me Bashkinë. Sot, kanë rast përsëri të mbjellin pemë, sepse u munduan të reflektonin, por përsëri Skënderbeu i mundi.
Shtuar më 24/04/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori