Osmani sqaron kontratën që mund t'i siguronte jetën me 1.5 mln euro te Tirana
Për shkak të një gabimi të klubit bardheblukontratën e tij, Tefik Osmani mund t’i kishte marrë Tiranës 1.5 miliardë lekë.
Ish-mbrojtësi i bardhbluve pranon gjithë ngjarjen.

Nuk ka shumë dëshirë t’i rikthehet historisë dhe fillimisht është i befasuar se si ka dalë ky informacion, por në fund pranon të shpjegojë se çfarë ndodhi në periudhën kur vishte fanellën bardheblu.

“Po, është e vërtetë që ishte bërë një lapsus në kontratë dhe më kishin shtuar një zero më shumë. Unë kisha firmosur një kontratë prej 5 milionë lekësh të rinj në vit dhe gabimisht ishte shkruar 50 milionë lekë të rinj. Pra, 500 milionë lekë të vjetër…

Vetë presidenti Halili. Ma sqaroi dhe unë as nuk e diskutova fare se do të bëja një kontratë të re. Ishte një lapsus njerëzor, nuk mund të përfitoja nga një gabim. Për respekt të Halilit, thashë menjëherë “po”. Nuk kishte kuptim të veproja ndryshe. Jemi njerëz në fund të fundit.”, rrëfen mbrojtësi korçar për gazetën Panorama Sport.

Shtuar më 01/02/2017, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori