Osmani: Superkupën ta luajmë me gocat e Partizanit, kujt i djegin të sharat e mia, le të…
Pëlqej
Tefik Osmani, foli pas ndeshjes për Supersport, për fitimin e Kupës, por edhe për sezonin në tërësi me Skënderbeun, ku e mbyllën me dopietë.

Ndiheni i kompletuar pasi keni fituar gjithçka?

Unë kam deklaruar që po të fitonim Kupën, duhet të bëjmë Superkupën me gocat e ekipit të Partizanit. Kjo ishte një batutë, pasi nuk mund të rri dot pa batuta. Te Skënderbeu, vetëm ky trofe mungonte.

Çfarë ka pasur më shumë ky Skënderbe?

Gjithmonë, ka qenë grupi, dhe kur grupi është i mirë, mendoj se këtë vit e kemi pasur të tillë. Si presidenti dhe Shehi kanë veçuar Souen, por unë do thosha Muzakën. Sulmuesi bën gola, por jo se është shoku im, këtë vit nuk e kam parë të luajë ndonjëherë.

Festoni me këtë duke sharë, keni ndonjë inat personal?

Kujt t’i djegë le ta mbajë, por ne në çdo stadium na kanë pritur me të shara.

Në Europë e keni pasur stadiumin plot, nga e gjithë Shqipëria.

E keqja është që harrojnë shumë shpejt.

Kush ka qenë momenti më i mirë i ciklit tuaj?

E kam thënë, kur kam luajtur te Tirana, kam mësuar shumë gjëra atje. Edhe ato të mirat, edhe të këqijat, ky titull i këtij viti ishte më i veçanti. Kemi kaluar 4 ture, jemi futur në grupe, kemi luajtur si të barabartë, dhe kemi bërë diferencë në kampionat, dhe e mbyllëm me Kupën. Me gjithë këto gjëra që na kanë ndodhur, është merita e gjithë grupit, nga presidenca deri te punëtori më i fundit. Po të ishte një ekip tjetër, do e humbte kampionatin.

Keni ndonjë dedikim?

Familja më rri gjithmonë afër. Siç janë dy fëmijët e mi, edhe bashkëshortja. Por, unë çdo gjë ia dedikoj vëllait tim.
Shtuar më 27/05/2018, ora 22:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori