Osvaldo: Pres Pirlon dhe Tottin te Boca Juniors
Sulmuesi i Boca Juniors Daniel Pablo Osvaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për "Corriere dello Sport" në të cilën ka folur edhe për merkaton.

"Ka qënë përherë një ëndërr të luaja për Boca Juniors. Unë kam lindur tifoz i Bocas, Maradona ka qënë miti im futbollistik. Kur në janar më erdhi oferta nuk pata dyshime", ka thënë ish sulmuesi i Interit.

Më pas Osvaldo ka folur për Andrea Pirlon dhe Francesco Tottin duke i bërë një ftesë interesante: "Pirlo dhe Totti ka stil amerikano-jugor, do ta çmendnin "Bombonera"-n". /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori