Osvaldo, zëvënduesi i Falcaos te Atletico
Pablo Osvaldo (Roma)
Aventura e Pablo Daniel Osvaldos te Roma mund të konsiderohet e mbyllur. Sulmuesi italo-argjeninas, është shumë pranë rikthimit në kampionatin spanjoll. Atletico Madrid është gati të ofrojë 20 milionë euro për kartonin e qendërsulmuesit, që do të merrte vendin e Radamel Falcaos, i cili pritet të veshë bluzën e Monacos në kampionatin francez.

Ndarja e Osvaldos me verdhekuqtë është bërë e pashmangshme pas polemikave në distancë me trajnerin Aurelio Andreazzoli në përfundim të finales së Kupës së Italisë kundër Lazios.

27-vjecari e konsideroi të paaftë teknikun e Romës, i cili nuk preferoi ta aktivizonte titullar në finalen e humbur.

Gjatë eksperiencës 2-vjecare në kryeqytetin italian Osvaldo është aktivizuar në 55 ndeshje, ku ka realizuar 27 gola. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori