Ousmane Dembele mund të luajë në El Clasico
Pëlqej
Ousmane Dembele është rikuperuar me ritëm shumë të shpejtë nga lëndimi që e pësoi në ndeshje kundër Getafes në mes të shtatorit.

Në atë kohë u duk e pamundur që ai do arrihej të konsiderohej për ndeshjen kundër rivalit të madh nga Madridi, shkruan Albeu.com.

Megjithatë, qëkur ai nisi rrugën e shërimit, shpejt u bë e qartë se ai do të rikthehej para kohe.

Megjithëse klubi ka qenë i kujdesshëm dhe publikisht e ka thënë se nuk do ta përdorë lojtarin deri në janar, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Dembele mund të luajë javën e ardhshme kundër Real Madridit. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2017, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori