Ovrebo: Mora kërcënime para ndeshjes
Tom Hening Ovrebo, arbitri norvegjez i gjysmëfinales problematike të vitit 2009 mes Chelsea dhe Barcelonës, vazhdon t’i vuajë gabimet e tij, që në fund kualifikuan katalanasit. "Bilbili" i tërhequr edhe pas tri vitesh vazhdon të marrë rregullisht kërcënime për jetën e tij dhe i fundit ka ardhur mëngjesin e djeshëm, pak orë përpara Chelsea-Barcelona.

Gjithsesi, Ovrebo tashmë është mësuar me këto letra dhe thekson: “Kërcënimet me vdekje janë bërë diçka normale për jetën time, qoftë me letra, në adresën personale, e kudo tjetër, ndonëse secilën prej tyre i hedh në kosh, ose i fshij. Unë i kam pranuar gabimet e mia dhe mbase tani ka ardhur koha që ta harrojmë këtë episod”, theksoi ish-gjyqtari norvegjez. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2012, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori