Owen ne drejtim te Cityt ose United?
Pëlqej
Albeu.com
Sulmuesi anglez Michael Owen është i gatshëm të marrë një pagë më të ulët dhe të largohet nga Newcastle United në muajin janar.
Siç bën të ditur Daily Star, Owen, i cili do të jetë pa kontratë në fund të sezonit, dëshiron të largohet nga klubi aktual që në afatin kalimtar të janarit.

Dëshirë e tij është që të bashkohet me një klub që luan në Ligën e Kampionëve ose me ambicien dhe mundësitë për t’u kualifikuar në këtë garë. Kjo i nxjerr të dyja ekipet e Manchesterit, Cityn dhe United, të para në listë për të marrë shërbimet e tij.

Old Trafford do të ishte një vend ideal për Owen, i cili është i vetëdijshëm se lëvizja e ardhshme e tij do të shoqërohet edhe me një ulje të pagës së tij.

Por, Owen ka në sy edhe një hap tjetër, rikthimin në klubin ku ai shkëlqeu në fillim të karrierës së tij, Liverpool.
Shtuar më 24/11/2008, ora 22:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori