Owen sfidon golat e Ronaldos
Albeu.com
Michael Owen thotë se është i aftë për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon te Manchester Unitedi duke u shprehur i gatshëm të përballet me presionin që ka fanella me numrin 7.“Ky është një shans të tregoj se mund të jem i suksesshëm sërish, të tregoj se mund ta përballoj presionin dhe atë që pritet nga unë”.

“Ajo fanellë ka presionin e vet dhe atë e kanë bartur disa lojtarë të mëdhenj (George Best, Eric Cantona, Bryan Robson dhe Cristiano Ronaldo) në të kaluarën, mirëpo unë do ta bartë në mënyrën më të mirë”.

“Cristiano Ronaldo ka shënuar shumë gola, ndërsa unë jam këtu për t’iu afruar atij”, ka thënë Owen për “The Sun”.
Shtuar më 20/07/2009, ora 01:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori