Ozil debuton me fitore, Tottenham i falet islandezit (VIDEO)
Pas Mancheter United i ka ardhur rradha Arsenal dhe Tottenham për të marrë tre pikët e rradhës në javën e katërt të Premier Leagues. "Topçinjtë" e Arsene Wenger kanë fituar 1-3 në transfertën e Sunderland falë golave të Giroud dhe Ramsey, ndërsa për vendasit barazoi përkohësisht Gardner.

Kujtojmë që me Arsenal debutoi edhe Mesut Ozil, i cili dha edhe një asist në një pre golave.

Nga ana tjetër, Tottenham ka fituar në "White Hart Lane" 2-0 përballë Norwich falë dopietës së islandezit Sigurdsson. Ndërkohë hap fals për Manchester City-n që barazoi 0-0 në fushën e Stoke City.

Me këto fitore Arsenal shkon në kuotën e 9 pikëve po aq sa edhe "komshinjtë" e tyre të Tottenham, ndërsa City barazon me 7 pikë Manchester United dhe Liverpool që luan nesër ndeshjen e tij. /albeu.com/


Shtuar më 14/09/2013, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori