Ozil dhuron fitimet e Botërorit për fëmijët e sëmurë
Mesut Ozil
​Mesut Ozil ka treguar edhe një herë se është zemërmadh. Ai ka dhuruar fitimet e Kampionatit botëror për 23 fëmijë brazilian që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike.

"Para fillimit të Botërorit, unë kam mbështetur 11 ndërhyrje kirurgjike të fëmijëve të sëmurë. Por, pas triumfit në Botëror unë e kam rritur numrin në 23”, ka shkruar Ozil në Facebook.

Mesfushori i Arsenalit pas triumfit në Botëror me Gjermaninë ka fituar rreth 300 mijë euro.
Shtuar më 18/07/2014, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori