Mesut
Ozil pritet që shumë shpejtë të zyrtarizohet te skuadra e
Fenerbahces.
Ish-mesfushori i kombëtares gjermane do të luaj në vndin e origjinës te njëra nga skuadrat më të suksesshme turke.
Ozil ka dhënë një deklaratë emocionuiese për këtë vendim që ka marrë.
“Unë do të vij sonte me familjen time në Stamboll. Falënderojë Zotin që më dha mundësinë të përfaqësoj këtë klub”.
“Do ta vesh me
krenari të madhe
fanellën e
Fenerbahces”, tha shkurtimisht
Ozil për televizionin turk.
32-vjeçari largohet nga Arsenali pas shtatë viteve e gjysmë të kaluara në Londër.
Ai ka luajtur në 254 ndeshje zyrtare për Topçinjtë ku ka shënuar 44 gola dhe ka bërë 77 asistime.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 17:31