Ozil falënderon tifozët për mbështetje
Pëlqej
Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka thënë se është i kënaqur me fitoren kundër Aston Villas.
“Topçinjtë” në fundjavën që lamë pas mundën në udhëtim Aston Villa (0-3), në kuadër të Premier League-s.

Reprezentuesi gjerman, i cili kohëve të fundit është kritikuar për formën e dobët, në fitoren ndaj Aston Villës kontribuoi me gol si dhe tregojë paraqitje mjaft të mirë.

Ozil duke folur për faqen zyrtare të klubit nga “Emiratës”, tha se skuadra e tij bëri lojë mjaft të mirë. Ai falënderon tifozët për mbështetje të fuqishme që po i japin atij dhe Arsenalit.

“Kur ju e dini se keni mbështetje të madhe nga tifozët, atëherë ju keni besim në veten tuaj. Në përgjithësi mund të them se jam i kënaqur me lojën që treguam”.

“Sigurisht se jam i kënaqur me golin e shënuar, por unë dua të falënderojë ekipin dhe tifozët të cilët vazhdimisht më kanë mbështetur”, tha ai.

Ozil është i bindur se Arsenal tashmë ka gjetur formën e mirë, dhe sipas tij, londinezët do të vazhdojnë me paraqitje të mira edhe në sfidat e radhës.
Shtuar më 22/09/2014, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori