Ozil i bindur: Sanchez do shkëlqejë te Arsenal
Pëlqej
Fantazisti i Arsenal Mesut Ozil shprehet i lumtur që "Topçinjtë" mundën të afronin ish futbollistin e Barcelonës Alexis Sanchez gjatë merkatos së verës. Turko-gjermani beson se kiliani do të jetë shumë rezultatin për skuadrën nga Londra Veriore.

"Jo vetëm unë, por i gjithë ekipi është i lumtur, sepse me ne ka ardhur një sulmues i madh. Sanchez ka luajtur te Barça dhe ka bërë shumë gola. Ne e dimë që ai ka cilësi dhe do të vazhdojë kështu. Mendoj se tek Arsenali do të shkëlqejë", është shprehur Ozil.

Alexis Sanchez i kushtoi Arsenalit 42,5 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar më 11/09/2014, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori