Ozil: Ja pse u largova nga Reali!
Nga Mourinho te Ancelotti: muzika në shtëpinë e Real">Real Madrid duket se është e njëjta. Edhe pse "Special One" u largua nga Merengues për ti hapur rrugën teknikut italian, sërish është trajneri në qendër të polemikave.

Përveç çështjes "Casillas", i cili vazhdon të qëndrojë në pankinë duke i hapur vendin Diego Lopez, për të shtuar polemikat mendon edhe i sapolarguari Mesut Ozil, tanimë pjesë e Arsenal.

"U largova nga Real">Real Madrid për shkak të Ancelottit që nuk besonte tek unë. Ditët e fundit vura re se nuk e gëzoja më besimin e trajnerit. Ndërkohë, Wenger ka besuar menjëherë tek unë. Shkoj në një qytet të madh si Londra, ku do të kem edhe disa shokë të Kombëtares, të cilët kanë qënë të nevojshëm në ambjentim", ka thënë për "DFB" Mesut Ozil. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori