Ozil injoron kritikat: Janë pjesë e futbollit
Mesfushori i Real Madrid, Mesut Ozil, beson se kur një lojtar luan për një ekipi të madh siç është Reali, duhet të mësohet dhe me kritikat. Vetë 23-vjeçari në një intervistë për të përditshmen gjermane "Bild" tha se ai tashmë është mësuar me dicka të tillë, pasi si dhe në cdo profesion tjetër, kritikat janë pjesë e futbollit.

Turko-gjermani shtoi se nuk është i shqetësuar për vendin e tij në formacion pas ardhjes së Luka Modriç nga Tottenham.


"Nëse luan për Realin, duhet të pranosh dhe kritikat. Mediat në Spanjë janë pak më të ashpra se në vendet e tjera por ne si lojtarë të Realit duhet ta pranojmë dhe këtë pjesë. Çdo lojtar meadrilen është gjithmonë nën presion. Në ekip janë pothuasje 18 lojtarë të rendësishëm dhe jo 11. Nuk ka të bëjë më mua apo Kaka ose Modriç, gjithçka ka lidhje me Realin", u shpreh Ozil.

Ish fantazisti i Werder Bremen foli dhe për arsyet se pse madrilenet nuk e nisën mirë fillimin e kampionatit në La Liga, ku në ndeshjen e parë barazuan 1-1 me Valencia dhe në javën e dytë humbën 2-1 ndaj Getafe, duke pranuar se ekipi duhet të përmisohet akoma.

"Është e dukshme, Reali synon gjithmonë për më lart. Në si ekpi ende nuk po ecimin në mënyrën e duhur por ka ende punë për të bërë dhe duhet të përmisohemi më shumë. Shpesh jemi dhe të pafat dhe nuk shënojmë mjaftueshëm. Megjithatë ky është futbolli, duhet të luftosh kundër problemeve që në fillim të sezonit", vijoi turko-gjermani.

Në ndeshjen e rradhës në kampionat skuadra e Jose Mourinhos do të përballet me Sevillan më 15 shtator. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2012, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori