Ozil largohet nga Arsenal, transferohet në Turqi
Mesut Ozil mund të largohet nga Arsenal, për të vazhduar karrierën në Turqi.

Sipas ‘Takvim’, skuadra turke Fenerbahce ka kontaktuar Arsenalin për një transferim të mundshëm të Mesut Ozil, përcjell lajmi.net.

Pala turke është e interesuar që ky transferim të finalizohet në afatin kalimtar të janarit, i cili nuk po kalon momente të mira në veri të Londrës.

Arsenal janë të gatshëm të paguajnë një pjesë të pagës së Ozil në një marrëveshje kredie, diçka që duket e pranueshme edhe nga Fenerbahce.
Shtuar më 10/10/2019, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori