"Do të jem topçi përjetë", Ozil me letër të hapur emocionale për tifozët e Arsenalit
Mesut Ozil ka thënë se do të jetë topçi përjetë, në një letër të hapur drejtuar tifozëve të Arsenali pas kalimit në Fenerbahce edhe zyrtarisht.

Mesfushori 32-vjeçar ka nënshkruar kontratë trivjeçare e gjysmë me klubin nga Superliga e Turqisë.

Ozili i fitoi tre trofe në FA Cup me Arsenalin dhe i shënoi 44 gola në 254 paraqitje për të në të gjitha garat, por nuk kishte luajtur për ekipin e parë të topçinjve që prej marsit.

Duke folur pasi e kompletoi kalimin në Fenerbahce, Ozil shkroi në një letër të hapur: “E kam të vështirë ta shkruaj me fjalë dashurinë që e ndiej për klubin dhe tifozët. Si mund t’i përshkruaj tetë vjet mirënjohjeje në një letër të vetme?

“Do të jem topçi përjetë – nuk ka asnjë dyshim për këtë”.

Ai shtoi: “Arsenali është një klub klasi dhe prestigji, diçka që e kam ndier çdo herë që kam shkelur në fushë. Lojtarët, stafi dhe menaxhmenti vijnë e shkojnë, por vlerat e klubit dhe tifozët do të mbesin përgjithmonë”.

Ozili iu bashkua Arsenalit nga Real Madridi në vitin 2013 për një shumë rekorde për klubin atë botë, 45 milionë euro.

Ai i ka bërë 184 paraqitje për Arsenalin në Premierligë, duke i shënuar 33 gola dhe duke i dhënë 54 asiste.
Shtuar më 24/01/2021, ora 19:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori