Ozil mendon largimin nga Arsenali, oferta faraonike nga Arabia Saudite "trullos" gjermanin
Ofertë faraonike nga Arabia Saudite për Mesut
Ozil. Prej kohësh mesfushori turko-gjerman
kërkon të largohet nga
Arsenali pasi ka humbur vendin e titullarit te skuadra londineze dhe nuk shikohet si prioritet nga
trajneri Mikel Arteta. Konkretisht është klubi Al Nasser, i cili
kërkon shërbimet e fantazistit. Arabët i kanë ofruar 31-vjeçarit plot 16.8 milionë euro neto në sezon dhe tashmë pritet përgjigjja e Ozilit.
Kujtojmë që marrëdhënia mes lojtarit dhe trajnerit Arteta ka kohë që është krisur dhe shpesh
trajneri spanjoll e ka lënë në tribunë Mesutin.
Ozil u transferua tek
Arsenali në vitin 2013 nga Real Madrid dhe që nga ajo ditë ai ka luajtur në 184 ndeshje me klubin londinez. Me Arsenalin, 31-vjeçari ka edhe një vit kontratë.
Shtuar më 01/09/2020,
ora 11:07