Ozil mendon pensionimin te Arsenali
Pëlqej
Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka bërë të ditur se ai mund ta imagjinojë veten duke e përfunduar karrierën e tij në Arsenal dhe beson se ai mund ta shtyjë pensionimin për edhe tetë vite të tjera.

“Pse jo? Unë jam ende i ri, jam 30 vjeç. Në futboll, gjithçka është e mundur dhe unë jam shumë i lumtur që luaj për një klub të madh i Arsenali. E shijoj këtë gjë dhe mund ta imagjinoj veten duke e përfunduar karrierën në Arsenal”, ka thënë Ozil.

“Unë mund të luaj deri në moshën 38-vjeçare. Jo, e kam me të vërtetë. Mendoj se nëse ndihem mirë, mund ta vazhdoj të paktën deri në moshën 35 apo 36-vjeçare. Nuk e di, do ta shohim nëse gjithçka shkon mirë”.
Shtuar më 08/11/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori