Ozil ngushëllon Boateng pas përjashtimit nga kombëtarja
Lajmi për përjashtimin e tre futbollistëve kryesorë nga kombëtarja gjermane ka qenë një lajm shumë i bujshëm, shkruan Albeu.com

Lojtarët që u përjashtuan kanë folur rreth kësaj situate, ndërsa tani ka ardhur edhe mesazhi i Mesut Ozil i cili po ashtu nuk është më pjesë e kombëtares.

"Kokën lart vëlla im. Që nga fillimet tona te moshat e Gjermanisë kemi festuar shumë suksese së bashku. Je një mik i vërtetë dhe një person i madh si brenda ashtu edhe jashtë fushës," shprehet mesfushori i Arsenal për Boateng.

"Më vjen keq që lojtarët më të mirë të Gjermanisë në dekadën e fundit duhet të largohen në këtë mënyrë." /albeu.com/

Shtuar më 06/03/2019, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori