Ozil nuk nuk luan kundër Arabisë Saudite, probleme me gjurin
Federata e Futbollit të Gjermanisë ka njoftuar se mesfushori, Mesut Ozil, nuk do të paraqitet në miqësore me Arabinë Saudite.

Sipas (DFB), 29 vjeçari ka probleme me gjurin e majtë dhe nuk do të rrezikohet në miqësoren e së premtes, pak ditë para Kupës së Botës.

“Masë paraprake: Mesut Ozil nuk ka mundur ta kompletojë trajnimin me ekipin në Eppan dhe në vend të kësaj, ka bërë disa vrapime i veçuar. Ai është jashtë për ndeshjen Gjermani – Arabi Saudite për shkak të një plage në gjurin e majtë”, thuhet në njoftim.

Ozil do të marrë pjesë për herë të tretë në Kupën e Botës, pasi kontribuoi në vitin 2010 dhe në vitin 2014, ku edhe triumfoi Gjermania. /albeu.al/
Shtuar më 07/06/2018, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori