Ozil para ndeshjeve lexon Kur'an
Albeu.com
Super ylli i ri i kombëtares Gjermane në futboll Mesut Ozyl, i cili është me prejardhje turke, lexon Kur’an para fillimit të lojës në mënyrë që të jetë më i koncentruar.
Duke folur për të përditshmen gjermane Der Tagesspiegel të shtunën, Ozyl tha:”Gjithmonë e bëj atë para se të dal në fushë. Unë fali namazin dhe kolegët e mi e din se s’mund të më flasin gjatë kësaj kohe të shkurtë.”

Ozyl një Gjerman me prejardhje turke ka arritur të behët një nga yjet e Kampionatit Botëror që po mbahet në Afrikë.

Gjermania që është tri herë kampione e botës pritet të luajë me Spanjën në gjysmëfinale pas fitores së tyre bindëse 4:0 ndaj Argjentinës. (mesazhi)
Shtuar më 05/07/2010, ora 21:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori