Ozil pritet të jetë kapiteni i Arsenalit përballë Liverpoolit
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka bërë të ditur që Granit Xhaka nuk do të përfshihet në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Liverpoolit që zhvillohet të mërkurën.

Spanjolli në konferencë për shtyp, njoftoi se gjermani Mesut Ozil mund të mbajë shiritin e kapitenit në këtë ndeshje.

"Kam folur këtë mëngjes me Mesutin dhe ai është i gatshëm të ndihmojë ekipin pas problemit me Xhakën. Neve na duhet ai në fushë, kualiteti dhe aftësitë e tij" ka deklaruar Emery.

Ndryshe, ai nuk ka dashur të komentoj se a do të mbetet edhe më tutje Xhaka kapiten i përherëshëm apo jo.
Shtuar më 29/10/2019, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori