Ozil: Ronaldo është lojtari më i mirë në botë
Pëlqej
Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, e ka pranuar se nuk ka parë kurrë një njeri si Cristiano Ronaldo dhe se ky i fundit i kishte ndihmuar atij të përmirësohej si lojtar, kur ishin së bashku në Real Madrid.

“Një gjë tjetër për të cilën njerëzit gjithmonë më pyesin është se si ishte të luaja më Cristiano Ronaldon dhe e gjitha që mund të them është se kurrë nuk kam parë një njeri si ai”, ka thënë Ozili.

“Ai punon me të vërtetë shumë dhe ishte gjithmonë i pari në stërvitje, si dhe largohej i fundit. Ai është një profesionist dhe gjithmonë kërkonte të fitonte, edhe në ndeshjet gjatë stërvitjeve. Normalisht, unë e shikoja se çfarë bënte, edhe gjërat më të thjeshta si teknika e gjuajtjes”.

“Më pëlqente të luaja me të sepse ai më bëri më të mirë në fushë dhe ai është një djalë i mrekullueshëm edhe jashtë fushës. I bëra atij shumë asiste dhe ai nuk ka nevojë që unë t’ia rikujtoj këtë gjë”.

“Ishte e lehtë të luaja me të sepse nuk kishim nevojë të krijonim shumë raste. Edhe nëse i bëja vetëm dy pasime, ai i shënonte dy gola dhe për këtë arsye, ai është njëri ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit”. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2018, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori