Ozil sqaron arsyet e divorcit me galaktikët
Mesfushori i ri i Arsenalit, Mesut Ozil sqaron arsyet e divorcit me galaktikët. Ai ka thënë se Reali i Madridit, ku kishte kaluar tre sezonet e fundit, e kishte humbur besimin dhe respektin, duke vendosur që të shkonte nëse është nevoja edhe falas, vetëm për të luajtur me “Gunners”.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Die Welt”, ai sqaron edhe biseden me trajnerin e ri, Arsene Venger, i cili e bindi që t’u bashkohej “Topçinjve”, të cilët paguan 45 milionë Euro për kartonin e tij.


“Biseda me të më ka dhënë një shtytje se duhej të lëvizja, pasi mu dhanë ato që kisha humbur në Real: Transparenca, besimi dhe respekti. Më ka thënë ekzakt ato që unë i shoh, ato që unë dua t’i bëj dhe ato që ai pret nga unë”, deklaroi ai.

Ozil ndër të tjera e pranon se bashkëkombësit e tij, Mertesacker e Lukas Podolski, po e ndihmojnë që të adaptohet me Londrën dhe me gjuhën e re.
Shtuar më 09/09/2013, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori