Ozil u largua, ky lojtar do të mbartë numrin 10 në fanellë te Gjermania
Gjermania ka nisur të riformatohet pas dështimit që patën në Kupën e Botës. Low qëndroi, por pati nga ata që u larguan për shkak të presionit. Një ndër ta ishte edhe Ozil, i cili u vendos në qendër të kritikave për eleminimin.

Fanella me numër 10 është bosh. Trajneri ka menduar që t’ia lërë atë talentit të Bayer Leverkusenit, Julian Brandt. 22 vjeçari u shpreh mjaft i lumtur për këtë vendim.

Gjermania do të luajë me Francën ditën e enjte, në datën 6 shtator, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Shtuar më 04/09/2018, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori