"Pa Lionel Messin, futbolli është shumë më i dobët"
Sulmuesi i Barcelonës dhe Kombëtares së Uruguait, Luis Suarez, ka thënë se pa bashkëlojtarin e vet te Barcelona, Lionel Messi, futbolli është shumë më i dobët.

“Jam i lumtur për Messin sepse ai është miku im dhe sepse e di se çfarë do të thotë për të që të luajë për Argjentinën, por po ashtu jam i lumtur për futbollin,” tha Suarez për Goal.

Futbolli në Kupat e Botës dhe Kupat e Amerikës do të ishin më të dobëta pa Messin,” tha ka thënë ai.

Komentet e Suarez vijnë një natë pas rikthimit të Messit në futbollin ndërkombëtar me Argjentinën, ku edhe shënoi golin e fitores kundër Kombëtares së Suarezit, transmeton Express.
Argjentina mposhti Uruguain me rezultat minimal 1-0 në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës./Albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori