Pa mbushur ende një muaj, Pochettino fiton trofeun e parë me PSG-në
Paris Saint Germain merr hak ndaj Olimpikut të Marsejës në "Trophée des Champions" (Superkupa), kur përballen fituesi i Ligue 1 me atë të Kupës së Frances. Skuadra që tashmë drejtohet nga Pochettino siguroi trofenë e parë sezonal falë suksesit 2-1 në "Stade Bollaert-Delelis" të Lensit, ku për parizienët shënuan Mauro Icardi në pjesën e parë (39’) dhe Neymar me 11-metërsh pesë minuta para përfundimitkohësrregullt.

Marseille arriti të hapte ndeshjen në minutën e 89-të me golin e Payet, por koha e mbetur në dispozicion për skuadrën e Vilas-Boas ishte e pamjaftueshme për të shënuar një gol të dytë.

Ky është trofeu i parë për Mauricio Pochettinon me PSG.
Shtuar më 14/01/2021, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori