Pa polici brenda stadiumeve, ky është ligji i ri që detyron klubet e Superiores për stjuart
Pëlqej
Në ligjin e ri për sportin sanksionohet në të paktën dy nene detyrimi i klubeve si organizatorë të një ndeshjeje futbolli për të kontraktuar polici private, stjuart, për mbarëvajtjen e ndeshjeve në ambientet e brendshme:

LIGJ Nr. 79/2017 PËR SPORTIN

Neni 50/ Detyrimi për njoftimin e Policisë së Shtetit Organizatori i një veprimtarie sportive është i detyruar të njoftojë Policinë e Shtetit me shkrim të paktën shtatë ditë kalendarike përpara zhvillimit të saj, me qëllim planifikimin e të gjitha masave të nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e saj. Në këtë njoftim, organizatorët duhet të përcaktojnë edhe shërbimin privat të sigurisë fizike (SHPSF) të kontraktuar për marrjen e masave të sigurisë në mjediset sportive. Neni 51/ Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike

1. Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit.

2. Administratorët e objekteve dhe mjediseve sportive, në bashkëpunim me klubet sportive, nëpërmjet shoqërive private të sigurisë fizike, duhet të marrin këto masa:

a) të kryejnë kontrollin rigoroz të tifozëve në portat e hyrjeve në mjedisin sportiv;

b) të kryejnë sigurimin e vendkalimeve publike në mjedisin sportiv;

c) të kryejnë drejtimin e spektatorëve tek ulëset në mjedisin sportiv dhe mbajtjen e tyre nën kontroll;

ç) të kryejnë sigurimin dhe mbrojtjen e lojtarëve nga futja e tifozëve në mjedisin sportiv.

3. Administratorët e mjediseve sportive marrin masat për caktimin e një ambienti të përshtatshëm për drejtuesit e njësisë policore për monitorimin e situatës së rendit publik në mjedisin sportiv.
Shtuar më 14/08/2018, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori