Pacolli do të ndërtojë stadiumin e ri të Inter
Po lëvizin gjërat në lidhje me stadiumin e ri të Inter. Siç raporton FcInternews, presidenti zikaltër Massimo Moratti ka vizituar Mabetex Group, të drejtuar nga zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, vizitë kjo e konfirmuar edhe nga vëllai Selim, që zotëron një gazetë, i cili ka shpjeguar edhe arsyet e këtij takimi Pacolli-Moratti.


"Massimo Moratti ka qënë tek ne për të verifikuar gjëndjen e kompanisë tonë dhe për treguar projektin e stadiumit të ri. Gjithësesi për momentin nuk ka ende asnjë projekt konkret.Inter po punon rreth kësaj. Vëllai im Behgjet dhe kompania jonë shfaqi interesin e saj rreth këtij projekti", ka thënë Selim Pacolli. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2013, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori