Dhunë tek Ministria e Brendshme, ndërhyn FNSH
Pacult dëshiron tre pikët me Luftëtarin: Gurin e zëvendësoj unë
Pëlqej
Kukësi e ka siguruar vendin e dytë i cili gjithsesi mbetet pozitiv. Për ta çertifikuar këtë pozicion bluve i duhet një pikë e vetme që do e synojnë kundër Luftëtarit, pavarësisht se trajneri Peter Pacult e thotë qartë, skuadra e tij kërkon gjithnjë fitoren.

“Matematika ende nuk na e ka siguruar vendin e dytë dhe për këtë arsye duhet të jemi të motivuar. Luftëtari ka shumë cilësi si skuadër. Duhet të jemi të përqëndruar për të marrë 3 pikët, duhet të paraqitemi në nivelin e duhur, nëse do lëshojmë në aspektin psikologjik, atëherë do ndëshkohemi. Asgjë nuk ka mbaruar, mendojmë vetëm për vendin e dytë”.

Në 2 takimet e fundit skuadra ka treguar mangësi në aspektin e motivimit duke dhënë përshtypjen se i ka nisur “pushimet verore” më shpejt se sa duhet. Në këtë pikë tekniku austriak e ka një shpjegim, takimi me Skënderbeun të vetë-motivon, ndërsa kundër ekipive që luftojnë për mbijetesë është situatë tjetër.

“Besoj se është normale që kundër Skënderbeut dozat e motivimit janë në maksimum, ndërsa kur luan kundër disa skuadrave të zonës së ulët të renditjes nuk e ke të thjeshtë, sepse synimi i tyre është mbrohen gjatë gjithë kohës. Gjithsesi në futboll shpesh herë analizohet vetëm rezultati, por në raport me lojën nuk është se kemi zhvilluar paraqitje jo të mira në takimet e fundit”.

“Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojmë vendin e dytë, shënon apo jo Guri kjo nuk është parimore për ne. Të gjithë e keni te qartë që ekipi e ka ndihmuar Gurin, por kryesor është objektivi i klubit, më pas të shohim nëse dhe ai do arrijë të shpallet golashënues. Zëvendësuesi i tij sezonin e ardhshëm ? Do nis të stërvitem dhe do e zëvendësoj vetë” përfundoi tekniku. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2018, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori