Pacult e pranon frikën: Nuk ka eksperimente kundër Lushnjes
Pëlqej
Peter Pacult i trembet Lushnjës me të cilën do të përballet këtë të shtunë në “Zeqir Ymeri”. Trajneri austriak nuk pranon se do të bëjë eksperimente në këtë sfidë ku Lushnja luan pa objektiva.

Gjendja e skuadrës? “Jemi të kënaqur që arritëm të fitonim në Korçë. Kemi disa probleme në ekip me lojtarët, por, pa marrë parasysh si janë gjërat, duhet të fitojmët nesër. Na mungojnë Cale dhe Alla, me kartonë. Çdo ekip që ka luajtur me Lushnjën, ka fituar me vështirësi dhe nesër duhet të bëjmë maksimumin, për të marrë më të mirën. Mendoj se edhe ata që kam në stol do të jenë të gatshëm të japin më të mirën, pasi e kanë bërë deri tani.

Diferenca me Skënderbeun? “Unë e kam uruar Skënderbeun. Edhe pse në futboll ndodhin shumë të papritura, e kam thënë se Skënderbeu e ka fituar titullin. Sa i përket Europës, kemi filluar të mendojmë. Deri kur të jetë çdo gjë e siguruar, nuk do të eksperimentoj shumë.

Zëvendësuesi i Gurit? “Përfliten emra, që shkruhen vetëm në gazeta. Do të shohim se çfarë mund të bëjmë për ta zëvendësuar Gurin në javët e ardhshme. Nëse dikush do të largohet, mund të ikë. S’ka problem për mua. Cale? Nuk ishte i kënaqur as me veten dhe zëvendësimi i tij nuk mund të shihet si diçka dramatike. Që nga fillimi, kur m’u dha mundësia të drejtoj ekipin, e kam pranuar me kënaqësi dhe më vjen mirë që kemi një ecuri të mirë. Shpresoj ta vazhdojmë kështu.”

Projekti i Kukësit? “Do të tentojmë të bëjmë gjëra më të mira për klubin dhe normalisht që Skënderbeu është një shembull për t’u ndjekur, për gjërat që ka bërë deri tani. Duhet që gjërat te Kukësi të jenë më afatgjata. Kemi pasur një bisedë me presidentin, që lojtarët cilësorë, që janë në ekip, të mbahen. Duhet që lojtarët të rrinë 2-3 vite bashkë, si edhe të kemi 1-2 përforcime” përfundoi Pacult. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2018, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori