Pacult i pakënaqur pavarësisht fitores në Kamëz
Pëlqej
Peter Pacult mesa duket nuk e ka shijuar fitoren në Kamëz, pasi ekipi i tij sipas tij nuk luajti aspak mirë për të merituar 3 pikët.

A ishte fati, ‘lojtari’ më i mirë i takimit?

Pacult: Normalisht më duhet të pranoj se Kamza luajti shumë më mirë dhe dominoi takimin gjatë gjithë 90 minutave. Ne patëm fatin që shënuam shpejt dhe pastaj nuk më pëlqeu fare se si vijuam të luanim.

Sa e rëndësishme është kjo fitore?

Pacult: Natyrisht që është shumë e rëndësishme për faktin që morëm pikët maksimale, pro sa i përket lojës, nuk duhet të zhvillojmë më lojëra të tilla.

Ndeshja e dytë që ankoheni për lojën. Çfarë i mungon këtij Kukësi?

Pacult: Nuk di të them pse nuk arrijmë të dalim në lojën tonë dhe të shfrytëzojmë hapësirat, ashtu si sot. Mendoj se në fillim luanim shumë mirë, por tani ndoshta mungon ai përqendrimi maksimal.

Si e vlerësoni paraqitjen e Etemit dhe Ebipit sot?

Pacult: Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tyre. Kryen mirë detyrat taktike që u kisha ngarkuar, duke ditur që nuk kanë luajtur shumë. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2018, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori