Pacult: Nuk e di se çfarë ndodhi në pjesën e dytë
Pëlqej
Trajneri i Kukësit, Peter Pacult, u shpreh tepër i zhgënjyer për paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e sotme ndaj Luftëtarit.

Në një deklaratë për “Supersport” Pacult deklaroi se nuk e kuptoi se çfarë ndodhipjesën e parë.

• Kukësi luajti vetëm 30 minutat e para, më pas nuk ekzistonte, luajti vetëm Luftëtari. Çfarë ndodhi?

"Unë jam i të njëjtit mendim, që në pjesën e dytë, sikur ishte ekip tjetër. Është fakt që pjesën e parë deri në momentin që na barazuan, ishte në rregull ekipi dhe ndeshje. Ajo që ndodhipjesën e dytë ishte e pakuptueshme.”

• Pse le kaq shumë hapësira skuadra?

"Unë jam dakord me këtë pjesë. Pjesën e parë mendoj që kishim më tepër mundësi. Pjesën e dytë i dhamë shumë hapësira dhe mundësi ekipit të Luftëtarit. Me të vërtetë e pakuptueshme ajo që ndodhi. Gabime të shumta në pasime, mendoj që ajo ishte problemi kryesor.

• Skuadra luan vetë 30 minuta pastaj sthuret, Çfarë ndodh me skuadrën?

"Jam i mendimit që ka shumë ekipe që ndoshta ritmin do ta mbanin. Duke parë që shikojmë ndeshje nga kampionate të ndryshme. Është e rrallë që një ekip të mbajë ritmin e njëjtë.

• Sot, çaluat në mesin e fushës dhe nuk mendoj se e kishit përgatitur ashtu siç duhej ndeshjen…

"Jam i mendimit që ato 40 minutat e para e lejuam kundërshtarit të luajë, i pritëm si ekip. Deri te pësimi i golit i bllokuam mirë. Ndërsa pjesën e dytë ekipi nuk bëri atë që i kërkova unë, prandaj u ndëshkova.

• Fitoi skuadra më e mirë?

"Si trajner asnjëherë nuk je i kënaqur me ekipin, sidomos pas një rezultati të tillë. Nuk bëmë atë që duhet", përfundoi Pacult. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori