Pacult: Nuk e prisja këtë fitore kaq të thellë
Trajneri i Kukësit, Pacult në përfundim të ndeshjes ka thënë se nuk e priste këtë fitore kaq të thellë

• A e kishte menduar trajneri qe mund ta munde kaq lehtë Partizanin?

"Ta them të drejtën nuk e kam pritur rezultat të tillë. Partizani ishte ekipi më në formë dhe javët e fundit ka bërë ndeshje shumë të mira.

• A mund ta quajmë të mbyllur vendin e dytë pasi diferenca është +9?

"Normalisht që jo. Matematikisht nuk ka mbaruar asgjë. Është gjë e mirë, sepse Partizanin e mbajtëm mbrapa. Ka edhe më shumë ndeshje. Kampionati është akoma i gjatë dhe nuk ka mbaruar asgjë.

• Dominimi për 90 minuta…

"Sot e kishim detyrim të luanim shumë më mirë se në 2 ndeshjet e kaluara. Mendoj që pjesën e parë arritëm ta kontrollonim ndeshjen falë golave të shënuar. Gjërat shkuan mirë edhe në pjesën e dytë.

• A është gati Guri të luaj në kampionatin austriak? A e ngushëlluat Nexhipin, si ish-kapiten i Partizanit për humbjen 4-0?

"Jam i zhgënjyer që Nexhipi ka luajtur te Partizani, pasi ishte një humbje e rëndë. Sa i përket Gurit po bën një punë shumë të mirë, po ritet nga ndeshja në ndeshje. Besoj se është i gatshëm të luaj në një kampionat tjetër më të fortë. Duhet ta komplimentoj ekipin për ndeshjen. Guri nuk mund të luaj dot vetë. Jam i lumtur për fitoren", përfundoi Pacult. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2018, ora 19:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori