Pacult tregon pse u largua Bakaj
Pëlqej
Peter Pacult dhe drejtuesit e klubit janë dorëzuar për të zhvilluar ndeshje në një stadium të ri dhe skuadra do të vijojë të luajë ndeshjet shtëpiake në “Zeqir Ymeri”. Ndaj Teutës është sfida e radhës, teksa austriaku kërkon të driblojë kurreshtjen e gazetarëve për këtë vendim të klubit.

"Jam njeriu i gabuar për t’u përgjigjur rreth stadiumit. Nuk dua të diskutoj për fushën, do luajmë në “Zeqir Ymeri” deri në fund të sezonit, të jetë si të jetë fusha e lojës."

Teuta luan për mbijetesë, por Pacult thotë se ndeshja është e fortë, pavarësisht kundërshtarit që ke përballë.

"Javën e kaluar e pamë që skuadrat e renditura në fund nuk dorëzohen. E dimë që Teuta nuk vjen për t’u mundur, por për të marrë maksimumin. Mendoj që do të tentojnë të luajnë në kundërsulm. Jemi stërvitur për t’u përballur si duhet me Teutën dhe do të hyjmë me besimin për të fituar ndeshjen."

Por si do të jetë Kukësi pa goleadorin Elis Bakaj?

"Duhet të merremi me të ardhmen dhe të lëmë pas të shkuarën. Bakaj ka kontribuuar për skuadrën, por ne vazhdojmë përpara. Më e mira do të ishte që ta mbanim, por në kushte të tilla të mbash një lojtar pa dëshirë nuk vlen. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe për mua si trajner më shumë vlerë ka ekipi sesa individët."

Në fund një analizë mbi futbollin shqiptar pas një periudhe mbi dymujore si pjesë aktive e tij.

"Jam ambientuar mirë, por ajo që dua të veçoj është fakti se gjatë faulleve ka ndalesa të shumta dhe ulet ritmi i lojës. Këtu kërkohet më shumë sesa nga ajo që mund të japin lojtarët. Në ekipin që unë drejtoj më pëlqen fakti që kanë mentalitet për të fituar çdo ndeshje." përfundoi Pacult. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori