Paderborni i Gjasulës i "vjedh" një pikë Leipzigut (VIDEO)
Në ndeshjen e 30-të të Bundesliga, Leipzig ka marrë vetëm një pikë, duke lënë gjithçka të hapur në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Leipzig luajti baras 1:1 në përballjen kundër Paderborn, me sfidën që u vulos tek në minutën e 92’.

Ishte Patrick Schick ai që në minutën e 27′ shënoi golin e parë dhe të epërsisë për Leipzig, pas asistimit të Timo Werner.

Leipzig luajti me 10 lojtarë nga minuta e 43’, pasi Dayot Upamecano u ndëshkua me kartonin e kuq.

Kur të gjithë menduan se tri pikët do t’i shkonin Leipzig, në skenë doli Christian Strohdiek, i cili dërgoi topin në rrjetë për 1:1.

Ndarja e pikëve vendos Leipzigun në pozitën e tretë, me 59 pikë, kurse Paderborn vazhdon të jetë në pozitën e fundit, me 20 pikë.
Shtuar më 06/06/2020, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori