Paderborni i Mehas dhe Kolni i Mavrajt, "varfanjakët" e Bundesligës
Pëlqej
Teksa Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen kryesojnë listën e skuadrave me më shumë shpenzime gjatë merkatos së verës, edhe Bayer Leverkusen ka bërë blerje mjaft cilësore duke shpenzuar mjaftueshëm. "Aspirinat" shpenzuan 30 milionë euro për 12 afrime dhe arkëtuan 18 milionë euro për 18 largime; Schalke 04 e mbipopulluar shpenzon 4.4 milionë euro për blerje dhe arkëton 8.2 milionë euro nga 8 largime.

Hamburgu renditet në vend të katërt me 26.25 milionë euro blerje, ku së fundmi afroi Holtby-n nga Tottenham.

Ndërsa dy ekipet e sapongjitur në Bundesligë u kursyen. Paderborni i Alban Mehas harxhoi 1.6 milionë euro për 12 afrime dhe nuk arkëtoi asgjë nga 10 largime, ndërsa Kolni i Mërgim Mavrajt shpenzoi 7.6 milionë euro dhe arkëtoi 200 mijë euro. /albeu.com/



Shtuar më 02/09/2014, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori