Pagat e lojtarëve, Juventusi mbretëreshë e futbollit italian
Juventusi kryeson listën e Seria A sa i përket pagave të lojtarëve. Sipas “Gazzetta dello Sport” klubi i Andrea Agnellit shpenzon plot 115 milionë Eurosezon, ndryshe nga Interi dhe Milani që kanë ridimensionuar hierarkinë e pagave, duke vendosur limite të reja, konform rregullave të fair play financiar.


Këtë e dinë shumë mirë dy skuadrat milaneze, ndryshe nga Napoli dhe Fiorentina që shumat e arkëtuara nga shitjet e Cavanit e Jovetic vendosën t’i shpenzojnë për të ruajtur grupin e tyre. Roma ka korrigjuar diçka në bilancin e saj edhe pse De Rossi mbetet lojtari më i paguar i Serie A me 6.5 milionë Eurosezon, i ndjekur nga HIguain me 5.5, Milito 5 dhe Tevez 4.5 milionë.

Një vend jo pak të konsiderueshëm në klasifikimin e pagave vjetore të Serie A zenë edhe lojtart shqiptare që aktivizohen te Lazio dhe Torino. Cana mban vendin e tretë në skuadrën bardhekaltër me 1.7 milionë Eurosezon duke u paraprirë vetëm nga Klose e Hernanes, ndërsa Etrit Berisha do të përfitojë rreth 500 mijë Eurosezon. 100 mijë euro më pak se gardiani shqiptar përfiton mesfushori i Torinos, Migjen Basha, i cili u transferua përfundimisht këtë verë te skuadra granata.
Shtuar më 09/09/2013, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori