Pagesa e kartonit të Emiliano Sala nga Cardiffi, FIFA merr vendim
Gjatë muajit janar, Emiliano Sala po transferohej te Cardiffi në Premierligë nga Nantes, kur aeroplani që po udhëtonte ra në det të hapur.

Argjentinasi u gjet i vdekur disa ditë pas zhdukjes, mirëpo transferimi i tij vazhdon të hap probleme në mes dy skuadrave.


Cardiff duhet të paguaj 16 milionë euro në drejtim të skuadrës franceze, por po e refuzon të bëjë këtë pagesë.

FIFA tash ka marrë vendim që të bëhet pagesa në afat prej 45 ditësh, në të kundërtën do të ndëshkohet me tri afate pa mundësi transferimi.

Megjithatë Cardiff ka mundësinë që të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Shtuar më 04/11/2019, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori