Pagëzohet në vaskën e shtëpisë, ky veprim i Coutinho po merr "dhenë" (FOTO LAJM)
Veprimi i fundit i Coutinho bën të flasin për brazilian, ndoshta edhe më shumë se një gol në fushën e lojës.

Ish-fantazisti i Liverpool, i huazuar nga Barcellona tek Bayern Mynih, është pagëzuar së bashku me gruan e tij Aine nga një pastor i famshëm brazilian, Tiago Brunet, por vendi është krejtësisht i habitshëm… vaska e banjës e shtëpisë në Mynih.

"Faleminderit Tiago! Ishin dy ditë të vecanta që do të mbeten gjithnjë në jetët tona", ka komentuar futbollisti me një postim në Instagram.

Edhe shoku i tij tek Brazili, Willian i Chelsea, pas fitores së Europa League në Baku, në qershor e bëri pagëzimin në një vend të pazakontë: në lumin Jordan në Izrael. E në fakt pikërisht Willian ka komentuar në foton e pagëzimit të Coutinho në Instagram, me dy emoticon me duar që luten.
Pagëzohet në vaskën e shtëpisë, ky verprim i Coutinho po merr "dhenë" (FOTO LAJM)

Shtuar më 03/11/2019, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori