Pagliuca: Ronaldo ecte me 2 km në orë
Gianluca Pagliuca, një nga kolonat e Interit për 5 sezone me radhë në vitet ’94-99 rrëfen eksperiencën te zikaltërit duke zbuluar edhe disa sekrete të cilat shumë tifozë ende nuk i njohin.

"Mund ta quaj eksperiencë fantastike duke përjashtuar muajt e fundit me Marcello Lippin. Më largoi nga Interi sepse e ofendova kur drejtonte Juven, gjithçka lindi pas asaj penalltie të Ronaldos të mohuar në vitin 1998. Situata u bë e rëndë kur Lippi erdhi në Milano, e kuptova edhe kur vendosen te blejne Peruzzin, operacion që nuk kishte kuptim si nga ana teknike ashtu edhe ajo ekonomike", është shprehur Pagliuca.

Ish portieri italian rrëfehet edhe për fenomenin brazilian Ronaldo: "Ishte fenomeni i futbollit botëror, nuk kam parë asnjëherë lojtarë më të fortë se Ronaldo, ishte jo njerëzor por në stërvitje nuk ipmenjohej, ecte me 2 km në orë. Trajneri Simone ia thoshte por nuk ia arriti të merrte më shumë prej tij në stërvitje", përfundoi 46-vjeçari. /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2013, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori