Paguhet 100 mijë euro në javë, mesfushori i Chelseat lihet në harresë
Pëlqej
Danny Drinkwater nuk ka bërë asnjë paraqitje që prej marsit. Sarri ia ka bërë të qartë ish-futbollistit të Leicester Cityt se nuk përshtatet për skemat e tij.

28-vjeçari përfiton 100 mijë euro në javë te blutë e Londrës, por duket se ai tashmë po pret janarin që të largohet.

Chelsea nuk e lejon të largohet falas dhe tratativat ose formula për largimin e tij pritet të jetë një ekuacion më vete.

Drinkwater mbërriti në ekip në kohën e Antonio Contes, por më pas ai pësoi një dëmtim që e mbajti disa javë larg fushave. Hapësirat për të duken të pamundura, sidomos me formën që po kalon Kante dhe Jorginho.
Shtuar më 21/11/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori