Pajtim Kasami me një supergol i siguron fitoren Sionit ndaj Baselit (VIDEO)
Sulmuesi shqiptar, Pajtim Kasami ka qenë vendimtar në fitoren e Sionit ndaj Baselit, pasi goli i tij ia ka siguruar fitoren vendasve.

Sioni ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Baselit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.

Goli i vetëm në këtë fitore u shënua në minutën e 29-të nga sulmuesi shqiptar, Pajtim Kasami.

Me këtë gol, Kasami ia ka siguruar tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij në luftën për mbijetesë.


Me këtë fitore, Sioni gjendet në vendin e tetë me 27 pikë apo dy më shumë se pozita e nëntë që dërgon në barazh.

Në anën tjetër, Kasami arrin në kuotën e dhjetë golave këtë sezon, teksa ka edhe një asistim.

Shtuar më 08/07/2020, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori