Pajtim Kasami tregon momentet e errëta në Greqi
Pëlqej
Pajtim Kasami është një nga shumë lojtarë shqiptarë që luajnë jashtë Shqipërisë. 26-vjeçari ka luajtur për plot 3 sezone me ekipin e Olimpiakosit dhe shpeshherë ka hasur në polemika të shumta dhe deri në kritika.

E gjitha bëhet fjalë për një ndeshje të humbur përballë AEK ku Kasami tha: “Janë një klub kaq i vogël pasi janë plot 16 pikë prapa nesh saqë mund të na mundnin vetëm me vendime të tilla të arbitrit. Si ka mundësi një arbitër të ketë kaq guxim për të marrë vendime të tilla”.

Kështu në një intervistë për “Goal.com” lojtari rrëfeu momente nga e kaluara e tij në Greqi duke thënë: “Jeta ime në Greqi pas kësaj deklarate u vështirësua shumë. Më ndiqnin njerëz misterioz me makina kur shkoja në shtëpi. Nuk mund ta imagjinoni urrejtjen që ekziston mes këtyre dy klubeve.”- deklaroi Kasami.
Shtuar më 15/08/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori