Pak ditë para 17 nëntorit, UEFA ende s’e ka zyrtarizuar ku do luhet Shqipëri-Francë
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e programuar për t’u zhvilluar në datën 17 nëntor, nuk e ka ende një stadium të përcaktuar nga UEFA.

Për “Euronews Albania”, UEFA në përgjigjen e dhënë konfirmon se nuk është caktuar stadiumi ku do të luhet kjo përballje.

“UEFA po e monitoron nga afër punën në stadium, e cila është në fazën e saj finale. Miratimi përfundimtar do të vijë në momentin e duhur”.

UEFA lë të hapur mundësinë e licencimit të Arenës Kombëtare, por nga ana tjetër ekziston rreziku që kjo përballje mund të mos luhet në stadiumin e ri, për sa kohë nuk është marrë licenca.

Pak ditë më pare, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit theksoi se stadiumi do të jetë gati për ndeshjen e fundit kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër kampionëve të botës.
Shtuar më 07/11/2019, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori