Pak e dinë, por Georgina e Ronaldos më parë bënte këtë punë

Georgina Rodriguez, e dashura aktuale e Cristiano Ronaldos, ka arritur të shkëlqejë në botën e modës dhe ka lënë punën e saj si shitëse rrobash në një dyqan.

Bukuroshja 22-vjeçare është në lidhje me portugezin prej fundvitit të kaluar dhe shumë shpejt ajo u bë e famshme.

Georgina arriti të bëj 1.1 milion ndjekës në llogarinë personale në Instagram dhe filloi të merrte shumë oferta për tu bërë modele.

Dhe natyrisht ajo nuk hezitoi të pranonte dhe së fundi ka realizuar edhe nje sesion fotografik.

E vetmja fotografi që Georgina ka postuar është një imazh bardhë e zi ku shihet shumë seksi e veshur në bikini të zi ndërsa në dorë ka një byzylyk me gurë të cmuar .

Ndërsa bukuroshja ka filluar një karrierë të re, Cristiano Ronaldo duket se ka rene ne qetesi. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2018, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori